Ruli fton gjermanët të investojnë në Shqipëri
• Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka ftuar dje investitorët gjermanë të industrisë së tekstileve që të investojnë në Shqipëri.
"Sektorët e lëkurë-këpucëve dhe tekstileve përbëjnë rreth 60 për qind të eksporteve tona dhe vetëm në vitin 2007 kanë njohur një rritje prej 20 për qind", tha dje ministri Ruli. Sipas tij, Shqipëria është një vend ideal për investime në këtë sektor. Gjatë takimit me investitorët gjermanë, Ruli ka vënë në dukje të gjithë hapat që janë ndërmarrë në uljen e barrës fiskale për biznesin. Por përveç kësaj, ministri u ka shpjeguar në detaje edhe të gjitha projektet e reja të qeverisë që priten të përfundojnë së shpejti. "Në qershor të vitit 2009 pritet të përfundojë punimet autostrada Tiranë-Prishtinë. Kjo do të mundësojë një korridor të ri, i cili do të lidhë Shqipërinë me zemrën e rajonit evropian", tha ai. Ndërkohë Porti i Durrësit do të dyfishojë kapacitetet e tij përpunuese në 20.000 tonë/vit. "Ndërkaq, shumë shpejt ne do të hapim tenderët ndërkombëtarë për licencat e teknologjisë Wi-Max, ndërsa problemi i energjisë elektrike, me gjithë vështirësitë që paraqet, do të mund të zgjidhet përfundimisht në krye të 3-4 viteve", është shprehur ministri Ruli.