E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindërtohet shkolla "Ramazan Jarani"

• Një tjetër shkollë e rikonstruktuar i shtohet kryeqytetit.

Bëhet fjalë për shkollën e 9-vjeçare "Ramazan Jarani", e cila ndodhet në rrugën "Niko Avrami", dhe në të mësojnë rreth 1600 nxënës. Në këtë shkollë jo vetëm u krye një rikonstruksion i plotë, por objektit iu shtua dhe një godinë e re 4 katëshe. Shkolla bën pjesë në e territorin e Njësisë bashkiake numër 4 dhe është përfshirë në listën e shkollave për rehabilitim, në kuadër të zbatimit të projektit për "Ndërtimin dhe Rehabilitimin e Shkollave të Tiranës", financuar nga CEB. "Dua t'ju falënderoj të gjithëve, që keni ndihmuar duke rritur ndjeshmërinë tonë për domosdoshmërinë e rindërtimit të kësaj shkolle", u shpreh kryebashkiaku Edi Rama, i pranishëm në inaugurim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›