KSHH apel partive para zgjedhjeve: Mos lejoni ekseset
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje partive politike, kandidatëve për deputetë dhe qytetarëve për një klimë të qetë në prang të zgjedhjeve. KSHH bën apel për pjesëmarrje sa më të gjerë në votimet e 28 qershorit.
TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), i bën apel partive politike për zhvillimin e një fushate të qetë në këto 6 ditë të mbetura, duke shmangur gjuhën e urrejtjes, gjë që do të ndikonte pozitivisht edhe në atmosferën e ditës së votimit.
zgjedhje të lira, të qeta dhe të drejta.
“Është koha të bëjmë kujdes më shumë, që të mos lejojmë në asnjë mënyrë, eksese të atilla, si ato që shpunë në humbjen e jetës së militiantit të Partisë Demokratike në Qerret të Kavajës, apo eksese që shpunë në thyerjen e qendrave të votimit, presioneve ndaj kandidatëve për deputetë, etj. Zgjedhësit janë të qartë sot, se qëllimi ynë kryesor mbetet përmbushja e standardeve”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë për median.
KSHH shpreh shqetësimin se mjaft KQV ende nuk janë emëruar. Partitë politike përkatëse nuk i kanë paraqitur KZAZ-ve propozimet, duke shkelur neni 36 të Kodit Zgjedhor që kërkon emërimin e të gjitha KQV-ve jo më vonë se data 8 qershor 2009. Për KSHH-në - thuhet në njoftimin për shtyp- kjo vonesë vë në dyshim trajnimin cilësor të anëtarëve të KQV-ve.
KSHH shpreh një tjetër shqetësim atë të disa ndryshimeve, bashkimeve apo ndarjeve pa kriter dhe jashtë afateve ligjore të qëndrave të votimit. “Veprime të tilla mund të sjellin konfuzion, sorrollatje dhe pakënaqësi të zgjedhësve- thotë KSHH- dhe i sugjeron KQZ-së që në interes të ecurisë të procesit të rregullt zgjedhor të ndërhyjë për të parandaluar pasojat e dëmshme pavarësisht se ligji me këtë detyrë ka ngarkuar njësitë e qeverisjes vendore.
KSHH i bën apel partive politike që brenda datës 24 qershor t’i paraqesin KZAZ-ve propozimet për anëtarët e grupeve të numërimit të votave dhe pas kësaj date të mos bëjnë zëvendesimin e anëtarëve të propozuar prej tyre
KSHH I sugjeron partive politik dhe mediave të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe duke patur parasysh përvojën negative të zgjedhjeve të mëparshme, partitë politike, kandidatët për deputetë apo persona të tjerë të mos ndërhyjnë në veprimtarinë e komisioneve zgjedhore dhe të grupeve të numërimit. “Në të kundërtën kjo mund të shkaktonte konflikte, zvarritje dhe ndërprerje në dëm të procesit zgjedhor”- thuhet në njoftimin për shtyp të KSHH-së.
Në fund të njoftimit KSHH i bën apel të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për karta identitetit t’i tërheqin ato dhe bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë të votimet e 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)