Kryeparlamentari i Kosoves kunder heqjes se imunitetit te Fatmir Limajt

Ne Kosove kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi ka perjashtuar cdo mundesi te heqjes se imunitetit te deputetit Fatmir Limaj per shkak te hetimeve qe Misioni i Bashkimit Evropian po kryen ndaj tij.
Javen qe shkoi Misioni i Bashkimit Evropian arrestoi nente persona dhe ngriti nje urdher arresti ndaj zotit Limaj nen dyshimet per krime lufte. Zoti Limaj gezon imunitetin e deputetit i cili pamundeson masa ligjore ndaj tij.
Nga Prishtina njofton korrespondenti yne Leonat Shehu.