E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i pranishem ne ceremonine e 50 vjetorit te shkolles Ismail Qemali

Gjimnazi që mban emrin e një ndër figurave të shquara të kombit “Ismail Qemali” në Tirane kremtoi ditëlindjen.  50 vjet më parë ish shkolla shtate vjeçare nisi rrugëtimin si Shkollë e Mesme e Përgjithshme. 

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Kryeministri, Sali Berisha, i cili  vlerësoi maksimalisht kontributin e mësuesve në rritjen e cilësisë së mësimdhënies. 

“U përcjell urimet e qeverisë për kontributin që ka dhënë kjo shkollë për 50 vite më radhë. Dua t’iu them se kjo është shkolla më moderne që kam vizituar ndonjëherë në jetën time. Duhet të përshëndes ish-mësuesit dhe ish-mesueset e këtij gjimnazi për kontributin në këto vite. Mësuesit kanë rritur cilësinë e mësimdhënies në gjimnaze”, deklaroi kreu i qeverisë. 

Gjithashtu, Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë investime të tjera, duke pasur si prioritet të qeverisjes pikërisht arsimin, si dhe për të çuar më tej arritjet në këtë fushë. 

Por njëkohësisht, nuk mungoi dhe apeli për të gjithë shqiptarët për tu bashkuar në BE. 
"Të realizojmë në BE ëndrrën e bashkimit kombëtar”, deklaroi Kryeministri, Berisha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›