Gjirokastër, kapen 350 kg marijuanë

Marijuane e sekuestruar nga policia / Foto arkiv
350 kilogramë marijuanë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit “Sos”.
Lënda me destinacion Italinë u kap në rrugën Gjirokastër-Golem, në një makinë me targa SR 2690B, ndërsa në pranga janë vënë dy transportuesit e saj: Vezir Thanasi nga Tepelena dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora.
Sipas policisë, lënda ishte marrë në Lazarat dhe po transportohej drejt Vlorës, nga ku më pas do të nisej drejt Italisë. / G.N.