Arrestohet, u kap kapet me 17 kg kanabis
Një 22-vjeçar nga Puka, me banim në Shkodër, është ndaluar orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi i janë gjetur në banesë 17.2 kg kanabis sativa dhe 270 gram fara të kësaj bime.
Prel Dede Maxhuni, 22 vjeç, lindur në fshatin Bugjon të rrethit Pukë dhe banues në fshatin Bardhaj, komuna Rrethina, ka rënë prangat e policisë, pasi, gjatë kontrolloit të ushtruar në banesën e tij në Bardhaj, policia gjeti lëndën narkotike dhe farën e saj.
Policia ka marrë informacion në rrugë operative dhe mëngjesin e së shtunës ka bërë kontroll të befasishëm në banesën e 22-vjeçarit duke gjetur dhe bimën narkotike. / Anila Dushi