E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, maqedonasit në kundërprotestë

Nje proteste e qytetareve maqedonas / Foto INA

Në Shkup sot janë paralajmëruar protesta para qeverisë nga grupe qytetarësh maqedonas.

Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur Protesta para Qeverisë do të mbahet pasdite para qeverisë dhe se ajo do të jetë si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejtë të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sipas mesazheve të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil virutal të internetit nuk kanë munguar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare.

Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për masivitet në këtë protestë. Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete tjera.  / INA

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›