E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Ajror, Shalsi: Stafi i aviacionit me militantë. Olldashi: Mos spekulloni

TIRANE-Parlamenti nisi seancen e radhes plenare ku pritet te miratohen 2 pr/ligje. Pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Ajror në Komisionin e veprimtarive prodhuese, pritet që ky Kod të kalojë sot edhe në seancën plenare të Kuvendit. Në seancën e sotme plenare pritet që opozita të votojë pro këtij kodi i cili u miratua në komisionin me konsensus nga të dyja palët. Në rendin e ditës, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike”; “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”. Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar” pritet të shoqërohet me debate në sallën e Kuvendit, pasi deputetët e majtë kanë kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit, por kjo kërkesë është hedhur poshtë mga mazhoranca.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme janë thirrur në interpelancë, përkatësisht ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto nga deputetja socialiste Arta Dade dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

KODI AJROR, OLLDASHI: JO TYMNAJA KOT, EMËROJMË SPECIALISTË JO MILITANTË
Ora 11:20-Ministri Olldashi reagoi menjëherë pas fjalës së Shalësit duke i kërkuar që mos të kthejnë në cështje politike Kodin Ajror pasi këtu flitet për sigurinë e qëytetarëve. “Shalësi bashkëpunoi shumë mirë në komisionet parlamentare, kurse këtu bën debat politik. Ato që cituat ju janë të vitit 2009, nga viti 2009 ka rrjedhur shumë ujë dhe shumë ujë dhe për mirë. Shumica janë zgjidhur. Ju iu referuat disa vërejtjeve në gusht të viti 2010, por jo mbledhjes së Nëntorit 2011, nga e cila ne morëm vlerësim pozitiv. Është e lehtë të ngrejmë tymnaja, por të shohim dhe progreset”.
Sipaas Olldashit, vetëm në aviacionin civil nuk mund të spekullosh për militantizëm.
“U spekullua nga ju për militantë. Unë po ju them z.Shalësi vetëm aty nuk punësojmë mbi militantizëm, sepse duhet një administrim i mirë, e vërtetë që drejtori nuk është i fushës por ai administron. E mbajmë në punë se është profesionist, nuk është kriter profesioni, por ana profesionale. Ai është profesionist. Dhe për specialistët që folët, ne nuk kemi shkollë aviacioni dhe nuk japim certifikata kur nuk i kanë ne jemi të detyruar ti marrim nga jashtë specialistët, dhe i kemi dhënë fonde aviacionit civil të marrin me kosto 5 specialistë të huaj të shohin problemet këtu. Sepse bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve që udhëtojnë”.

KODI AJROR, SHALËSI: AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL I PATRAJNUAR, EMERUAT MILITANTE 
Ora 11:00-Deputeti socialist Eduart Shalësi u shpreh sot se stafi i autoritetit të aviacionit civil përbëhet nga persona të patrajnuar për punën që bëjnë. “Drejtor një mjek me diplomë, një drejtor tjetër nuk flet anglisht, gjysma e stafit të aviacionit civil nuk ka autoritet të kryejë detyrën atje. Licensa e një operatori në Shqipëri u pezullua, por jo nga drejtori, nga një person që nuk e dimë kuhh është”. Sipas Shalesit, kjo eshte nje situate e frikshme. "Pas 20 vjet postdiktature, Shqiperia nuk ka specialiste per situaten qe flasim".

KOMPANITË AJRORE, REPLIKA TAHIRI-OLLDASHI
Ora 10:50-Deputeti socialist Sajmir Tahiri kërkoi sot më shumë informacion rreth bllokimit të linjave ajrore duke iu referuar avionëve që iu ndalua fluturimi. Sipas Tahirir kjo solli jo vetëm kaos në udhëtimin e pasagjerëve, por dëshmoi se monopoli ka kapur dhe këtë sektor të transportit. Tahiri tha se nuk ka shpjegime për linja aviacioni që nisin operojnë në treg dhe pastaj nxirrem me dhunë nga tregu. “Përmend këtu Albatross që drejtori i atëhershëm i aviacionit civil e nxorri me përdhunë nga tregu. U fut Bell Air, e dimë tashmë që për të ka preferenca politike. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Të kërkoj z Olldashi të mos bësh gabimet e ministrit të atëhershëm që sot e kemi kryetar bashkie të Tiranës. Kjo duhet ndrequr një orë e më parë, ju duhet ta sistemoni”.

Gjatë diskutimit të disa ndryshimeve në 'kodin ajror', ministri Olldashi i'u përgjigj kritikave të deputetëve të opozitës lidhur me 'situatën kaotike' në aviacionin civil dhe 'preferencat' për disa kompani ajrore që operojnë në këtë fushë.
"Në konsideratën e Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) nuk kemi një situatë monopol, për sa kohë kemi 17 kompani ajrore që operojnë nga Tirana drejt destinacioneve të tjera", deklaroi ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi. Ministri sqaroi se ndërhyrja tek avionët civil pak ditë më parë nu ka lidhje me cështje konkurrence por sigurie. “Në politikat që ndjek Ministria ndaj AAC-së mban parasysh kriteret dhe standardet europiane në këtë fushë. Detyrimi ynë si administratë dhe si politikbërës është të krijojmë kushte të barabarta për të gjitha kompanitë dhe në asnjë rrethanë nuk favorizohet dhe as ndërhyhet për t'i dhënë kujt 'pjesën e luanit. Në rastin e fundit autoriteti i aviacionit civil ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në regjistrin e avionëve shqiptar ata ishin 4. 1 i Bell air dhe 3 Albania airlines dhe kjo sepse ndërhyrja ishte për sigurinë e pasagjerëve. Këtu nuk u penalizuam vetëm Albania Airlines por edhe Bell Air. Cështja e sigurisë nuk ka lidhje me cështjen e konkurencës”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›