E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster kapen 500 kg kanabis

Tre fazat e një operacioni të Policisë së Gjirokastrës të filluar prej mesnatës së enjte janë finalizuar me sekustrimin e 500 kg kanabis sativa dhe vendosjen në pranga të tre personave që po trasnportonin sasinë e drogës, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë. Sipas antidrogës faza e parë e operacionit u zhvillua në rrugën  rurale Gjirokastër – Golem, atje ku është pikasur lëvizja e mjetit me targa SR 2690 B. Pas ndjekjes së disa orëve policia mundi ta bllokojë atë dhe gjatë kontrollit u zbulua sasia e drogës prej 350 kg kanabis si dhe u bë arrestimi i dy personave, Vezir Thanasi nga Rexhina e Tepelenës i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, si dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora. Sipas policisë droga ishte blerë në Lazarat dhe nëpërmjet Vlorës kishte destinacion Italinë. Kurse faza e dytë është zhvilluar në malin e Sopotit, ku policia mundi të bllokojë 90 kg drogë ndërsa tre transportuesit kanë mundur të largohen. Faza e tretë e operacionit është bërë në zonën e Golem- Progonat. Aty policia ndaloi mjetin me targa SS 071 SD brenda te cilit u gjetën 54 pago me 60 kg kanabis sativa. Polica arrestoi drejtuesin e këtij mjeti, i cili është edhe poseduesi i lëndës narkotike, Vasil Dervishaj nga Vlora. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›