Gjunkshi vizite ne Athine

Shefi i shtabit të përgjithshëm të FA-së, gjeneral major, Xhemal Gjunkshi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, ku është pritur edhe nga ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Avramopoulos.
Në bisedimet zyrtare me homologun e tij grek, gjeneral Michail Kostarakos, janë diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh. Pala greke ka rënë dakord të shtohet numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake të Greqisë, për forcat detare, tokësore dhe ajrore. Pala greke ka mbështetur pjesëmarrjen e Kosovës në gjithë takimet rajonale.