Thaci thirrje Bashkimit Europian

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, në emisonin “Debat” në televizionin publik të Kosovës ka thënë se çdo vonesë e Brukselit për integrimin e Kosovës është dështimi i tij, si në raport me Kosovën, ashtu edhe më rajonin. "Brukseli duhet të jetë më i guximshëm dhe fleksibil", ka thënë Thaçi. Ai ka kërkuar nga Brukseli që të përshpejtohet procesi i integrimit të rajonit edhe në NATO, dhe në Bashkim Evropian, sepse sipas tij çdo vonesë hap dilema edhe për alternativa të tjera. Kryeministri Thaçi i ka bërë thirrje Brukselit dhe të gjitha shteteve të BE-së që të veprojnë shpejt dhe në mënyrë unike për përcjelljen e vlerave euroatlantike edhe në rajon, sepse siç ka thënë ai, çdo vonesë hap dilema të reja, dilema këto që nuk janë të shëndetshme për paqen, bashkëpunimin, stabilitetin në rajon, fqinjësinë e mirë dhe sistemin e vlerave. “Mungesa e vizionit të qartë të Brukselit për Kosovën dhe rajonin, dhe mosguximi për të marrë veprime për zgjerim të shpejtë, integrimin e rajonit në mënyrë që të dalin në pah vlerat euroatlantike. Vonesat mund të krijojnë dilema dhe pakënaqësi te njerëzit, dhe normalisht se në një moment mund të krijojnë situatë jot ë kënaqshme. Dhe mund të ketë moment që njerëzit ndoshta nuk duan të japin asgjë nga sovraniteti i tyre as në raport me BE-në”, ka thënë ai.