Durres vetevaret 72 ore pas te dashurit
Një vetëflijim i dyfishtë ka tronditur banorët e qytetit të Durrësit. Pas vetëvrasjes së një studenti tre ditë më parë, e dashura e tij gjithashtu studente u gjet e vetëvarur mengjesin e së shtunës në lagjen Kodër Vilë të qytetit të Durrësit. Sipas informacionit të policisë Daniela Margjeka 20 vjeçe është gjetur e varur në një pemë. Vajza studente, ka lënë edhe një letër ku ka shënuar shkaqet pse mori aktin e vetëflijimit. Nga hetimet e para rezultoi se viktima ishte edhe e dashura e studentit të ekonomikut Avduall Cenga 23 vjeç i cili u gjet i vetëvarur tre ditë më parë në ambjentet e jashtmë të banesës së tij me qera në Durrës, aty ku jetonte sëbashku me një shok tjetër. Ngjarja e vetëvarjes së studentit u raportua si një akt pas një depresioni, por vetëflijimi edhe i vajzës 20 vjeçare ka bërë që Policia e Durrësit të ngrejë një grup hetimor për të dyja ngjarjet.