FMN përgatit kredi prej 600 miliardë euro për Italinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përgatitur një plan ndihme prej 600 miliardë eurosh për Italinë në rast se kriza e borxhit në këtë vend rëndohet, ka konfirmuar e përditshmja italiane 'La Stampa', duke cituar zyrtarë të FMN-së.
Kredia e parashikuar nga FMN, që do të arrijë në rreth 400-600 miliardë euro do t`i mundësojë Italisë një dritare në një hark kohor për 12-18 muaj për zbatimin e reduktimeve buxhetore dhe reformave ekonomike destinuar riforcimit të rritjes ekonomike duke e vënë theksin tek nevoja për rifinancimin e borxhit, konfirmoi 'La Stampa'.
FMN-ja do të garantonte përqindje nga katër në gjashtë për qind për këtë kredi, shumë më të ulëta nga përqindjet e marra nga Roma në tregje, ku përqindja e kredive nga Italia për detyrimet në dy dhe pesë vjet ka kaluar masën shtatë për qind.