E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, kapen dy canta me droge ikin transportuesit

GJIROKASTER- Tentojnë të kalojnë drogën drejt Greqisë përmes malit në fshatin Peshkëpi në Gjirokastër por janë pikasur nga policia kufitare. Ka qenë ora 23:00 e të mërkurës kur forcat e kufirit kanë pikasur dy persona teksa ngjiteshin në mal me dy canta të mëdha për të cilat dyshohej që në fillim se mund të përmbanin lëndë narkotike.

Menjëhere policia kufitare dhe ajo e Gjirokastrës janë vënë në ndjekje . Kur dy të rinjt kanë kuptuar se ishin pikasur nga policia kanë braktisur cantat dhe janë larguar në drejtim të tokës greke. Dy të kërkuarit kanë përfituar dhe nga terreni i vështirë malor dhe errësira.
Nga kontrolli i dy cantave rezultoi se ato përmbanin 60 kilogram lëndë narkotike mariuanë. Gjithashtu u gjetën dy canta të vogla me ushqime. Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave që rezultojnë të jenë dy të rinj nga Libohova, ndërsa është vënë në ndjekje të tyre dhe policia greke.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›