Kontabilistët, 10 vjet nga themelimi i shoqatës
TIRANE- Është promovuar sot dhjetë vjetori i themelimit të shoqatës së kontabilistëve në vend. Në një takim të posaçëm për këtë rast anëtarë dhe drejtues të shoqatës kanë diskutuar mbi arritjet dhe punën që duhet bërë në drejtim të forcimit të standarteve. Për përfaqësuesit kontabilistë primare mbetet trajnimi i kontabilistëve në mënyrë që puna e tyre të ketë impakt në ekonomi. Në të gjithe vendin numërohen 800 kontabilistë të licensuar.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)