Gjirokastër, kapen me drogë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur me drogë. Të arrestuarit janë shtetasi Stavri Hakarepi dhe Gazmir Avduli, të cilët janë kapur me 150 kilogramë lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Policia ka shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, nga Saranda drejt shtetit Grek, gjithashtu për organizim të grupeve kriminale. Hakarepi dhe Avduli janë arrestuar gjatë operacionit të koduar "Pritja e gjatë".