Shqiptarja e zhdukur, rrëfehet bashkëshorti

Francesco Kuinci, bashkëshorti i Rajmonda Zefit, shqiptares së zhdukur prej disa ditësh në komunën Masarova të Italisë, ka rrëfyer se ka vrarë 30 vjeçaren dhe më pas ka fshehur trupin e saj. Lajmi është dhënë nga policia, e cila tashmë po kërkon kufomën e gruas në pyjet e zonës, ku Kuinçi ka thënë se e ka fshehur. Hetimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, ku bashkëshoti i shqiptares së zhdukur është marrë në pyetje për disa orë derisa në fund ka pranuar se është autori i krimit. Sipas hetimeve, shkak i ngjarjes janë bërë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes çiftit, marëdhënia e të cilëve kishte probleme.