Fluks në Kapshticë
Eshtë rikthyer fluksi i emigranteve në pikën e kalimit kufitar të Kapshtices. Gjatë 24 oreve të fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e numrit te levizjeve si ne hyrje, ashtu edhe ne dalje. Mbi 5600 emigrante kane kaluar kufirin per t`iu rikthyer punës dhe jetës së tyre në shtetin grek , ndërsa 3800 qytetare shqiptare kane hyrë pas qëndrimit te tyre në token helene për festat e fundvitit. Prej tyre 870 shtetas kane qënë qytetarë shqiptare të cilet kanë udhetuar dhe qëndruar ne hapesiren shengen me pasaporte biometrike dhe pa vize. Pasditja e së premtes ka shënuar edhe një mbingarkese për shkak të mberitjes së menjehershme të 7 autobusave të linjave nderkombetare të cilet ishin nisur të mbushur me emigrante nga qytete të ndryshme të Shqiperisë. Numri i larte i emigrantëve të cilet drejtoheshin njeherazi pranë sporteleve të doganës për verifikimin e dokumentacionit perkates ka sjelle edhe domosdoshmerinë e rritjes së numrit të sporteleve dhe punonjësve. Keshtu pala shqiptare ka punuar me 7 sportele në dalje ndersa ajo greke me 5 të tilla. Duke pare rritjen e metejshem të fluksit, autoritetet shqiptare i kanë kerkuar atyre greke shtimin e dy sporteleve të tjera për të shmangur vonesat dhe orët e pritjes në rradhe. Ndryshe nga vitet e tjera ku largimi i emigranteve shoqerohej nga nje kalvar i pafund vuajtjesh si pasojë e qendrimit në rradhe të cilat arrinin deri në disa kilometra. këtë vit punonjësit e doganes greke kanë punuar me një numur të mjaftueshem sportelesh dhe nuk kanë sjelle pengesa për kalimin e kufirit.Vetëm gjate javës së fundit nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices kanë dalë mbi 43 000 emigrante të cilet i janë rrikthyer aktivitetit te tyre ne shtetin grek.