E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali: Shqiptarët dënohen me burg për shpërndarje droge

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali për shpërndarje droge. Të arrestuarit janë Sokol Pëllumbi 27 vjeç dhe Ermand Konci, 28 vjeç, të dy banues në Vastro të Italisë. Gjithashtu është arrestuar edhe italiani Xhanpiero Pennino. Denoncime janë bërë edhe për katër shqiptarë të tjerë, të cilët gjithashtu akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës. Gjatë arrestimit të dy shqiptarëve, policia ka sekuestruar dy kilogramë kokainë, e cila shpërndahej nga të arrestuarit në disa lokale të zonës. Droga gjithashtu shpërndahej në Romë, Latina dhe Foxhano. Të arrestuarit janë dënuar me burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›