E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës, kapëm 180 kg lëndë narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Astrit Kuçi për trafikim të lëndëve narkotike në sajë të operacionit të koduar “Kufiri Ndarës”. Pas kontrollit të bërë nga policia në banesën e tij, në fshatin Marikaj në Tiranë, është sekuestruar 180 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Sipas policisë, i arrestuari ka qënë i dënuar më parë në Gjermani për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Mbrëmë u finalizua dhe operacioni i koduar "Snek". Ndërkohë policia vijon ende operacionin për te indetifikuar dhe persona te tjere. Mbrëmë, ne saje te operacionit te koduar “Snek”, nen pranga ka rene dhe shtetasi Bekim Aliu, nga Kosova, per fallsifikim dokumentash.

Forcat e policisë së Tiranës, falë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Sneck”, kanë identifikuar dhe dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të një subjekti, i cili prodhonte dhe zhvillonte veprimtarinë e tij tregtare në kryeqytet.

Mbi bazën e provave e materiale të sekuestruara gjatë natës së mbrëmshme u arrestua në flagrancë Bekim Aliu, 41 vjeç, lindur në Kosovë, banues në Tiranë.
Konkretisht, arrestimi i tij, u krye sepse është kapur në flagrancë duke transportuar mallra “Patatina” me mbishkrimin “Sneck”, pa lejen e Teknologjike të Ministrisë Bujqësisë si dhe pa regjistruar në organet Tatimore, automjetin tip furgon.
Nga veprimet hetimore dhe proçeduriale të kryera, u konkludua se këto mallra i prodhonte në një punishte të vendosur në ambientet e një bodrumi, në një pallat 10-katësh në rrugën “Demir Progri” në Tiranë.
Gjithashtu, po në këtë punishte në Vorë, janë gjetur një sasi e konsiderueshme etiketa, me mbishkrime të cilat dyshohet se janë të gjitha të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›