E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen tre persona me 5.5 kg marijuanë

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga tre persona pasi na banesën e tyre është gjetur një sasi prej 5.5 kg marijuanë.

Sipas policisë këta persona ishin akomoduar në banesa me qira në Gjirokastër dhe kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat me qëllim transportimin e saj në Elbasan dhe Cërrik.

Të arrestuarit janë Benard Çunak, 18 vjeç nga Vlora, Vladimir Rabushja, 18 vjeç nga Cërriku dhe Sajmir Metani 19 vjeç po nga Cërriku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›