Shqiperia nder vendet me prevalence te larte te talasemise
Rreth 7% e shqiptarëve janë bartës të talasemisë duke bërë që Shqipëria të renditet ndër vendet me prevalencë të lartë të sëmundjes. Në ditën botërore të luftës ndaj talasemisë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u bën thirrje çifteve të reja të kryejnë analizat e gjakut për të shmangur lindjen e një pasardhësi me anemi të trashëguar.
Dy prindër bartës të genit talasemik sipas mjekëve në 25% të rasteve lindin një fëmijë të sëmurë, ndërsa në rastet kur geni gjendet vetëm tek njëri prej prindërve pasardhësi mund të lindë bartës.
Të semurët me talasemikë mund të gjejnë shërim nëse realizojnë transplant të palcës, operacion i cili aktualisht nuk mund të kryehet në vendin tonë. Ndërkohë që mund të bëjnë jetë normale vetëm nëse kryejnë transfuzion të rregullt gjaku, gjë e cila shpesh është e vështirë për shkak të dhurimeve të pakta prandaj institucionet shëndetësore bëjnë apel për shtimin e tyre.