E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 340 kg marijuahnë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 340 kg marihuane dhe ka vënë në pranga transportuesin e drogës, 26-vjeçarin Niko Fuqi.

Sipas burimeve policore, sasia e lëndës narkotike është bllokuar gjatë një operacioni të koduar "Stuhia", që u finalizua në vendin e quajtur Ura e Gajdarit.

Mësohet se droga ishte nisur nga Lazarati dhe ka pasur për destinacion Sarandën. "Në brendësi të automjetit me targa GJ 13 41 B, ndodheshin 10 çanta shpine me ngjyrë të zezë si dhe 13 thasë plasmasi ku brenda tyre kishte pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë", thanë burimet e policisë.

Pas kësaj, u kryen të gjitha veprimet proceduriale si sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›