E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhen gjyqtaret, Duka vlereson punen e tyre

Federata Shqiptare e Futbollit mblodhi gjyqtaret e futbollit, per te vleresuar punen e tyre gjate fazes se pare te kampionatit. Mbledhja e tyre zgjati disa ore, nderkohe qe presidenti Armando Duka foli pas mbledhjes, duke vleresuar punen e ketij edicioni te gjyqtareve. Presidenti i FSHF-se theksoi se ndryshe nga edicionet e kaluara, kete vit ka pasur nje rritje te cilesise se gjykimit, gje qe ka shmangur edhe problemet ne Kategorine Superiore. "Kete edicion, " - tha Duka, "duhet vleresuar puna e gjyqtareve. Ka pasur progres, gje qe eshte vene re, ne ecurine e ndeshjeve te deritanishme. Pervec ndonje gabimi njerezor, gje qe eshte normale. Nuk ka pasur faktore qe te ndikojne ne pozicionimin e ekipeve." Ka pasur nga drejtues te ndryshem te ekipeve te Kategorise Superiore, qe kane ngritur akuza ndaj gjyqtareve, se jane duke favorizuar Dinamon, madje sipas tyre ata shiten fare lire, cka pengojne ecurine normal te gares. Gjithsesi, presidenti i FSHF-se u ndal me nje vleresim te punes se pergjithshme te gjyqtareve, duke vene theksin se do te kerkohet qe te rritet edhe me tej niveli. Sipas presidentit te FSHF-se, hetimi i fundit i UEFA-s per fiksimin e ndeshjeve edhe ne Shqiperi nuk eshte nje lajm i mire, per futbollin tone. "Jam informuar nga UEFA dhe duhet te presim hetimin. Ekipet tona duhet te orientohet drejt zhvillimit,' - tha Duka. Pas perfundimit te javes se 12-te, Superiorja do te vijoje me ndeshjet e javes se ardhshme.

Kategoria Superiore

Java 13

Sot

Kastrioti - Teuta

Neser

Dinamo - Flamurtari

Apolonia - Vllaznia

Gramozi - Laci

Te Dielen

Skenderbeu - Tirana

Besa - Shkumbini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›