Teuta, "kufiri" mes Evropes dhe zones se ftohte
Kampionati krijoi javen e fundit nje diference mes ekipeve qe do te pretendojne Evropen dhe atyre qe do te diskutojne renien ne nje kategori me poshte. Kufiri, kur sezonit po i afrohet mesi i tij, eshte Teuta e Durresit."Djemte e Detit" jane mundur ne shtepi, nga Apolonia e Fierit dhe do te kene shume te veshtire qe te pretendojne nje vend ne Evrope. Por edhe rreziku per renien ne nje kategori me poshte shihet nga trajneri Mirel Josa si dicka jo shqetesuese. - "Teuta do te kerkoje ngjitjen, edhe pas humbjes se me Apolonine. Me lojen qe zhvilluam merituam me teper," - tha Josa. Mirel Josa. Flamurtari do te perballet kete jave ne Tirane, me Dinamon. Blute kryeqytetas synojne fitoren e 11-te dhe te radhes ne fushen e tyre per te mbajtur te sigurt kryesimin. Vlonjatet ndodhen ne fund te klasifikimit dhe vetem gjashte pike e ndajne me Teuten, qe ndodhet ne mesin e klasifikimit. Kesisoj, me perfundimin e fazes se dyte pritet qe te percaktohen ekipet qe do te rrezikojne ne 11 ndeshjet finale renien ne Kategorine e Pare.