Vllaznia, e shpeton fitorja me Kastriotin
Vllaznia do te prese kete jave ne Tirane Kastriotin e Krujes, me synimin qe te fitoje, per t'iu shmangur fundit te klasifikimit. Ndeshja e dyte ne shtepi favorizon vendasit, te cilet vazhdojne edhe me akuza ndaj FSHF-se, per te nderhyre mbi gjykimin e fundit te ndeshjes me Besen e Kavajes. Gjyqtari Jemini akordoi, sipas tyre, gjashte minuta shtese, cka sollen edhe fitoren e fundit te Beses se Kavajes. Me kete humbje, shkodranet e kane nisur keq fazen e dyte, duke qendruar ne vendet e fundit. Trajneri Edmond Luci iu ka kerkuar lojtareve qe te vleresohen ndeshjet e mbetura, deri sa te rihapet merkatoja e dimrit, pasi skuadra duhet t'i shmanget fundit te klasifikimit