Holanda refuzon Portugaline ne grup
Holanda konsiderohet nje "mace e zeze" per shume tifoze te ekipeve te tjera, qe nuk e deshirojne ne grupin e tyre gjate hedhjes se shortit. Holanda e kalon gjithmone grupin dhe kjo ka bere qe te jete e padeshirueshme. Trajneri i Holandes, Bert van Marvijk thekson se pas sinjalit qe skuadra e tij dha ne "Euro 2008', ka ardhur momenti per te fituar nje kompeticion te madh evropian. "Do te ndjek hedhjen e shortit dhe do te shoh para, per ndeshjet. Dua te them dicka jo tani, por pas hedhjes se shortit", - theksoi Van Marvijk - nuk kemi ndonje oponent te vecante, per te qene i ndershem. Gjerat nuk ecin gjithmone ashtu sic duhet, por ne deshirojme qe te fitojme finalet e Kupes se Botes." Ndonese trajneri holandez thote se nuk deshiron te permende oponente, pasi nuk i ben pershtypje asnje kundershtar, deshiron gjithsesi para hedhjes se shortit qe te shmange Portugaline. Holanda eshte eliminuar nga Portugalia ne finalet e Kupes se Botes 2006, nderkohe qe portugezet kane provuar se ishin gjithashtu te forte per holandezet ne "Euro 04".