E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti sirian Assad: Fati i kombit tonë është në rrezik

Siri- “Konflikti midis rebelëve dhe forcave qeveritare në të gjithë Sirinë do të vëndosë për fatin e kombit”. Ka qënë ky paralajmërimi që ka bërë presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad teksa në vend rritet nga ora në orë tensioni, kryesisht në qendrën ekonomike të vendit Aleppo.

Në një deklaratë me shkrim që shënonte ditën e forcave të armatosura siriane Zoti Assad vlerësoi ushtarët për përballjen me ato që ai dhe regjimi i tij i cilëson ‘bandat e armatosura terroriste.

‘Fati i popullit tonë dhe kombit tonë, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja varet në këët betejë’-tha ai në deklaratë.

Sakaq Amnesty International akuzon forcat qeveritare dhe mbështetësit e saj se po vrasin civilë të pafajshëm në vend në përpjekje për të mbajtur vendin nën kontroll.

Një video amatore që thuhet se vjen nga Siria, tregon ekzekutimin e një mbështetësi të qeverisë në Aleppo, nga rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Fotografitë e postuara në internet tregojnë një njeri të gjakosur dhe gati tërësisht të zhveshur, i rrëmbyer nga forcat rebele.

Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë se imazhet dhe informacioni janë ende të pamundura të verifikohen. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kjo ishte një hakmarrje dhe një krim duke qënë se as në të drejtën ndërkombëtare dhe as në Islam nuk autorizohet ekzekutimi i të burgosurve.

Të njëjat pretendime shtojnë se organizata rebele pas një beteje të gjatë mori kontrollin e një stacioni policior në Aleppo dhe një prej tyre thuhet se ka rënë në duart e rebelëve. Por përsëri raportet nuk mund të verifikohen.

Kryengritja antiregjim në javët e fundit ka shënuar luftime të forta në Damask dhe Aleppo. OKB thotë se së paku 16 mijë viktima janë shënuar në konfliktin sirian që kurse filluan protestat kundër regjimit të Bashar Al-Assad 16 muaj më parë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›