Gjirokastër, kapet 5 kg marijuanë, në pranga 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi është kapur duke transportuar një sasi droge drejt Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 18-vjeçari me inicialet Z.I. pasi është kapur duke transportuar në një valixhe 5 kg mariuhanë. Sipas policisë droga u gjet në bagazhin e autobuzit të linjës Gjirokastër -Tiranë ndërsa do pritej nga një tjetër person në kryeqytet.
I riu pasi vendosi 4 pakot në formë cilindrike në bagazhin e autobuzit është larguar menjëherë ndërsa është arrestuar nga policia në një hotel në qytetin e Gjirokastrës. Nga hetimet rezulton se sasia e drogës ishte e destinuar për tu shitur në sasi të vogla nëpër lokalet e kryeqytetit.