Gjirokastër, kapet me 75 kg mariuanë, arrestohet polici
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një punonjësi policia. pasi u kap me 75 kilogramë mariuanë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari Ervin Hysa, punonjës policie i repartit të Sigurisë së Brendshme dhe Ceremonialeve në Tiranë, pasi në automjetin e tij me targa TR 42 20 T, u kap një sasi droge ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë tip Beretë. Pas marrjes së informacioneve efektivat e policise kanë bërë ndalimin e automjetit dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u konstatuan 9 pako të mëdha, në formë katrore të mbështjella me letër natriban , me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike mariuanë. Nga kontrolli i mëtejshëm në vendin ku mbahet goma rezervë u konstatuan edhe dy pako të tjera me madhësi të ndryshme, të mbështjella me letër natriban. Sipas policisë 30-vjeçari e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat, dhe do ta transportonte në drejtim të Tiranës.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të"Prodhim dhe shitje të narkotikëve".