E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza me 2.525 diamante hyn në ‘Guinness’

KIEV - Unaza e quajtur “Tsarevna Swan” hyri në librin e rekordeve “Guinness” si unaza me më shumë diamante në botë. Ajo përbëhet nga 2.525 diamante shndërritës, duke e bërë zyrtarisht unazën më luksoze në botë.

Unaza është punuar me ar të bardhë 18-karat dhe vlerësohet se kushton 1.3 milionë dollarë. Për dizajnimin e kësaj unaze ishin të nevojshme 530 orë, kurse për ta punuar atë 3.625 orë.

Për momentin kjo unazë është ekspozuar në Kiev të Ukrainës, aty edhe ku ishte punuar, por në të ardhmen do të jetë pjesë e ekspozitave të ndryshme në botë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›