E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot ceremonia mortore e Aleks Nikajt

Zhvillohet sot rreth orës 13:00 ceremonia mortore e Aleks Nikajt, demonstruesit të katërt të qëlluar me armë në kokë në ngjarjet e 21 janarit.
 

35-vjeçari nga Lezha, Aleks Nikaj nuk ka mundur të shpëtojë edhe pas dërgimit të tij për një ndërhyrje më të specializuar në Turqi.
 

Trupi i pajetë i tij u kthye ditën e djeshme në atdhe ndërsa në aeroportin e Rinasit trupi i tij u prit nga miq të afërm, deputetë të PS-së si dhe nga kreu i opozitës Edi Rama.
 

Pritet që në ceremoninë mortore të Aleks Nikajt të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, ndërsa ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e kreut të PS-së Rama.
 

Me vdekjen e Aleks Nikaj, numri i demonstruesve të vrarë të 21 janarit shkon në katër, bashkë me Ziver Veizin nga Gjirokastra, Faik Myrton nga Fieri dhe Hekuran Dedën nga Dibra.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›