E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaci: Të pranojmë vullnetin e sovranit

PRISHTINË- Të gjithë duhet të pranojmë vulën dhe vullnetin e sovranit, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale me balotazhin e së dielës, ndërkohë që KQZ ka shpallur rezultatet paraprake dhe pritet të shpallë edhe ato përfundimtare.

“Sovrani ka folur dhe ka vendosur, ka shprehur vullnetin e vet. Është me rëndësi që procesi të mos politizohet dhe të mos ketë ndikime apo pretendime ndikuese”, tha ai.

“Ne kemi marrë një vlerësim shumë të lartë prej të gjitha autoriteteve ndërkombëtare se në Kosovë ka ndodhur një mrekulli e organizimit të shkëlqyer të zgjedhjeve të lira”, shtoi Thaçi.

“Të gjithë duhet të pranojmë vullnetin e sovranit. Zgjedhjet e së dielës kanë fitues, por kanë edhe renditjen e partive në vend të dytë, të tretë, të katërt... Unë ndihem mirë që udhëheq partinë numër një në Kosovë”, përfundoi kryeministri Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›