Gjirokastër, makina përplas bicikletën, vdes 21 vjecari
Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Gjirokastër– Kakavijë. Mësohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i mjetit, që ka marrë përpara 21 vjecarin që udhëtonte me bicikletë.
GJIROKASTER- Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë. Një automjet tip Nissan me targa greke, me drejtues Gramoz Dervishi 32 vjec, i cili udhëtonte nga Athina në drejtim të Elbasanit , ka përplasur 21 vjecarin Tauland Topalli, i cili po udhëtonte me biçikletë nga fshati Vrisera për në fshatin Bodrishtë.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, Topalli është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Gjirokastërs ku pak orë pas ngjarjes ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Nga burime policore mësohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit. Policia ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetit për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen.
(e.n/News24/BalkanWeb)