Prençi takon kreun e SOCA-s, diskutohet bashkëpunimi
Kreu i policisë së shtetit Ahmet Prençi ka zhvilluar një takim me Bill Hughes, kreun e SOCA, Agjensia Kundër Krimit të Organizuar. Në këtë takim theksi është vënë në bashkëpunimin me këtë agjensi si dhe antikrimi.
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi priti në një takim z. Bill Hughes, Drejtor i SOCA, Agjensia Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Prençit, Policia e Shtetit është e vendosur për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Agjensinë SOCA, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të qenieve njerëzore, duke dhënë kontribute në fushën e trajnimeve të oficerëve të policisë shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri një ekspoze të shkurtër të reformës legjislative dhe organizative që i është nënshtruar Policia e Shtetit në dy vitet e fundit. Ndërkohë, që nga ana e tij Drejtori i SOCA-s,. Bill Hughes garantoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për asistencë të vazhdueshme. si dhe përkrahje jo vetëm në trajnimin e oficerëve shqiptare, por edhe në fusha të tjera për të luftuar së bashku kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit. (a.r/news24/balkanweb)