E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, operacion kundër hashashit

Në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia e Gjirokastrës ka sekuestruar ditët e fundit të paktën 15 kamioncina me pleh dhe 5 të tjera të pajisura me bote për transportimin e ujit. Sipas informacioneve të marra në rrugë operative të gjitha këto mjete kishin si destinacion fshatin Lazarat ku do të shërbenin për të ujitur dhe plehëruar parcelat me hashash. Por megjithë numrin e konsiderueshëm në mjeteve të bllokuara, policia e Gjirokastrës nuk ka ndaluar asnjë person. Ndërkohë i kontaktuar me telefon, zëdhënësi i policisë së Qarkut Gjirokastër theksoi se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›