E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, del nga rruga makina, 4 të plagosur

Katër persona të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura Vajgurore-Poshnje në Berat. Aksident automobilistik ndodhi sot kur një automjet tip-Benz me targa BR 0457 B që drejtohej nga Bujar Xhaxhaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me thellësi rreth 5 metra.
Kalimtarët e rastit njoftuan menjëherë forcat e policisë të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes. Policia ka mundur të nxjerrë personat e bllokuar në automjet duke i transportuar ata me urgjencë në spitalin e Beratit.
Burime nga policia thanë se në automjet ndodheshin katër persona të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa pasagjerët e kanë kaluar rrezikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›