Kushtetuesja zbardh vendimin per padine e Topit
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e marrë pak kohë më parë kur rrëzoi padinë e presidentit të Republikës në lidhje me emërimin e anëtarëve të rinj të gjykatës kushtetuese. Kreu i shtetit u ankua pranë organit më të lartë kushtetues pas shtyrjes që kuvendi i bëri shqyrtimit të disa kandidaturave për anëtarë të kësaj gjykate me argumentimin se rifresikimi i saj duhet të ndodhte vetëm në prill të vitit 2013.
Por në vendimin e saj Gjykata çmon se veprimi i Kuvendit për mosshqyrtimin e dekreteve deri në prill 2013, kohë në të cilën duhet të zhvillohet përtëritja e radhës, nuk ka patur për qëllim pengimin e kompetencës së Presidentit për emërimin e anëtarëve të rinj të kësaj Gjykate, gjë të cilën ai e ka realizuar. Sipas gjykatës Kuvendi, me anë të këtij vendimi ka synuar rregullimin e një situate jo të zakonshme në përtëritjen e Gjykatës. Në këtë kontekst, Gjykata nuk arrin të konstatojë se, nëpërmjet vendimit të Kuvendit Presidentit i është marrë kompetenca për emërimin e gjyqtarëve kushtetues apo është penguar në ushtrimin e saj. Nje tjetër pike e rendësishme në draftin e zbardhur është dhe ajo për legjitimitetin e gjykatës. Presidenti pretendonte se Kuvendi ka pezulluar përtëritjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese duke sjellë si pasojë qëndrimin në detyrë tej mandatit kushtetues prej 9 vjetësh të tre anëtarëve të pazëvendësuar, gjë që vë në diskutim legjitimitetin e saj. Por Gjykata vlerëson se ky pretendim është i pabazuar dhe nuk duhet pranuar. Sipas nenit 125/5 të Kushtetutës, gjyqtari kushtetues qëndron në detyrë deri në ardhjen e gjyqtarit të ri. Ky rregullim kushtetues i jep legjitimitetin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm jo vetëm gjyqtarit kushtetues por edhe vendimmarrjes së Gjykatës në tërësi, me qëllim vazhdimësinë e drejtësisë kushtetuese, pavarësisht situatave të mundshme që mund të krijohen gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të rinj. Kështu gjykata me shumicë votash ka rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit.