E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo:Nuk meritoj të luaj për Brazilin

Ronaldo ka përjashtuar mundësinë që ai të luajë për kombëtaren e 'Selecaos' në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Edhe pas thirrjeve nga qarqet e ndryshme rreth kombëtares braziliane që 'fenomeni' të rikthehet në radhët e Brazilit për të mundësuar fitimin e trofeut, është vetë Ronaldo ai që thotë se nuk e meriton të luajë në kombëtare.
"Nuk e meritoj kombëtaren. Ky është fakt që shihet. Por, unë jam i gatshëm që të luaj në çdo moment nëse kombëtarja ka nevojë për mua dhe do të isha krenar nëse do të më jepej përsëri mundësia", tha Ronaldo.
Da Lima Ronaldo është kritikuar shpeshherë këtë sezon për mungesë të kondicionit dhe formës së duhur fizike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›