E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, në nëntor hapet Konsullata Italiane

Brenda muajit të ardhshëm, në Gjirokastër, do të çelet konsullata italiane. Kjo është bërë e ditur nga konsulli i përgjithshëm italian në Konsullatën e Vlorës Sergio Strozzi.

Ai ka qenë i pranishëm në qytetin e gurtë, ku ka marrë pjesë në një ceremoni për inagurimin e Qendrës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane pranë Universitetit Eqerem Cabej. Në fjalën e tij zoti Strozzi, ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Universitetin e Gjirokastrës dhe njëkohësisht shprehu bindjen e thellë se ky bashkëpunim, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe jo vetëm në fushën e arsimit.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe celja së shpejti e Konsullatës Italiane në Gjirokastër, do të krijojnë premisa të mira edhe për intensifikimin e projekteve në fushën e biznesit- tha Strozzi.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›