E Diel, 1 Nëntor 2026

“Votimi në Kuvend, sipas rregullores së PE-së, propozimi i PS-së praktikë e vjetër bllokimi”

20-10-2011 / Gazeta 55

Rregullorja e Parlamentit/ Flet deputeti demokrat Edi Paloka


Sipas kalendarit tre javor të Kuvendit, komisioni i ligjeve në ditët e para të nëntorit do të shqyrtojë kërkesën e socialistëve për ndryshimin e rregullores parlamentare. Demokratët presin nga të majtët të bëjnë tolerimet e tyre, pasi ata thonë se drafti nuk mund të kalojë në votë në asnjë variant tjetër, përveçse atij të Parlamentit Evropian. “Qëllimin tonë për rregulloren e kemi bërë të qartë. Jemi gati të diskutojmë. Ka një rregullore Parlamenti Europian. Besoj nuk duhet të ketë asnjë kundërshtim për rregulloren e PE. Nuk besoj se dyshon njeri se ajo është jodemokratike. Nuk kemi pse të bëjmë shpikje të reja. Mjafton të adoptojmë atë rregullore dhe besoj se çështja e rregullores është e zgjidhur meqë PS këmbëngul. Sa për kodin janë ndryshimet e propozuar nga OSBE/ODIHR. Janë vërejtjet që ata kanë bërë mbi bazën e të cilave ne duhet të përqendrohemi ”, tha Edi Paloka, deputeti i PD-së. Në nismën e kërkuar nga selia rozë kërkohet zhbërja e të gjitha ndryshimeve të viteve të fundit në rregulloren e Kuvendit. Ndër to përfshihet kthimi i votimit të fshehtë për dekretet e presidentit dhe diskutimi i lirë 60 minutësh si pikë e parë e rendit të ditës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›