E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Bozdo: Do vazhdojë puna për rifillimin e negociatave

Pavarësisht refuzimit të dhënies së statusit të vendit kanditat për Shqipërinë do të vazhdojë puna për rifillimin e negociatave. Këtë e ka deklaruar zv.ministri i METE-s Eno Bozdo në takimin e realizuar me përfaqësues të Ambasadës Gjermane të cilët do të financojnë një projekt i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Sipas Bozdos pavarësisht se refuzimi i statusit nuk ishte përgjegjësi e qeverisë METE do të punojë për të plotësuar kushtet e kërkuara.
Ndërkohë zv.ambasadori gjerman Erik Tintrup u shpreh se kjo nismë është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Ky projekt kap vlerën e 1 milion eurove dhe pritet të realizohet brenda 2 viteve. Synimi është përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së dhe qeveria shqiptare e ka kuptuar rëndësinë e gjithë kësaj.G jithsesi ajo që vlen për tu përmendur është se qeveria shqiptare e ka kuptuar rëndësinë e këtyre nismave. Projekti kontribon në përgjithësi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe gëzon përparësi absolute në reformën dhe sistemin ligjor ekonomik shqiptar .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›