E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha, mesazh solidariteti kryeministrit turk Erdoğan

20-10-2011 / Gazeta 55

Akti terrorist ndaj 26 ushtarëve turq


Sali Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi kryeministrit turk Recep Tayyip Erdoğan, në të cilin i shpreh solidaritetin për humbjen e 26 ushtarëve dhe civilëve turq si dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor. Berisha e dënoi sulmin duke e cilësuar atë si terrorist.  “Sulmi në territorin e Republikës së Turqisë nga PKK, në të cilën u vranë 26 ushtarë dhe civilë të Turqisë, ishte një akt terrorist i shëmtuar. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë terrorist, ju shpreh Ju, qeverisë suaj, familjarëve të viktimave dhe kombit mik turk, ngushëllimet tona më të sinqerta si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›