Vëzhguesit, 19 përfaqësues të KiE dhe 450 të OSBE/ODIHR-it
Zgjedhjet e 8 majit
Një numër i konsiderueshëm vëzhguesish të misioneve ndërkombëtare, ndoqën nga afër procesin e zgjedhjeve vendore të 8 majit në Shqipëri. Misioni i Këshillit të Evropës përbëhej nga 19 vëzhgues, të cilët iu bashka ngjitën 450 vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Delegacioni i Kongresit përbehet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve. Zgjedhjet u monitoruan nga kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, dhe nga Hana Richtermocová, kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. Për nga vetë rëndësia e zgjedhjeve lokale të 8 majit, përfaqësuesit ndërkombëtarë konkluduan se procesi ishte i rregullt dhe plotësisht në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare. Kjo u pa edhe në raportin paraprak të vëzhguesve, cili u pasua më pas nga raporti zyrtar i OSBE/ODIHR dhe ai i Këshillit të Evropës.
...