E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, ngrihet grupi Task Forcë kundër luftës korrupsionit

Tashmë pranë Prokurorisë së Gjirokastrës do të funksionojë grupi Task Forcë në shërbim të rritjes së efikasitetit të luftës ndaj krimit ekonomik, korrupsionit etj. Ky grup hetimor veprimtaria e të cilët pritet të fillojë se shpejti, do të ketë në qendër të punës së vet goditjen e fenomeneve të krimit ekonomiko-financiar. Pjesë e tij përveç përfaqësuesve të prokurorisë, do të jenë edhe strukturat e Shërbimit Infomativ, Kontrollit të Lartë të Shtetit etj. Gjatë këtyre ditëve pritet të nisë edhe trajnimi i stafit të task forcës ndërkohë që burimet nga organi i akuzës së Gjirokastrës kanë shprehur bindjen se funksionimi i këtij grupi, do të ndikojë në rritjen e nivelit të luftës kundër krimit ekonomiko-financiar. Janë një sërë dosjesh të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit etj të cilat janë dërguar për gjykim apo janë në proces hetimi nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›