E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e radhës e qeverisë Berisha 7.5 milionë euro, paratë e shqiptarëve tenderohen në Austri

Ministria e Shëndetësisë konfirmon skandalin, taksapaguesit shqiptarë paguajnë kredinë por përjashtohen nga tenderi  
Qeveria Berisha po vërteton nga dita në ditë se është kthyer në një qeverisje bandë që nga dita në ditë lekët e shqiptarëve shpërdorohen duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Rasti i tenderit të spitalit Shefqet Ndroqi është nju nga skandalet e radhës së qeverisë shqiptare në fushën e prokurimeve publike. Pas publikimit nga gazeta SOT të skandalit në fjalë, ministria e Shëndetësisë reagon në mënyrën më talabaneske të mundshme duke deklaruar se tenderi i këtij spitali është kryer në Austri. Çtë keqe ka këtu,- deklaron ministria,- Austria është një vend mik pse mos të bëjë ajo tenderin. Mjafton të merret kjo deklaratë, për të konceptuar se kush është shteti shqiptar i Sali Berishës. Një kredi e marrë në emër të shqiptarëve, e cila i duhet nënshtruar ligjit shqiptar të prokurimeve, pasi këto lekë do të shlyhen nga shqiptarët nëpërmjet taksave që paguajnë çdo ditë. Zhvillimi i këtij tenderi me paratë e marra borxh nga shqiptarët në Austri është nju skandal që shkel ligjin për prokurimet Publike për menaxhimin e fondeve dhe njëkohësisht ju heq mundësinë shtetasve shqiptarë të kenë të drejtën të marrin pjesë në tenderët publikë. Ministria e Shëndetësisë justifikohet me arsyen se zhvillimi i këtij tenderi është lajmëruar nga gazetat austriake. Në fakt, objekti në Shqipëri dhe tenderi në Austri me lekët e shqiptarëve është një tjetër rast për tu futur në librin gines për qeverinë shqiptare. Nga e gjithë deklarata e djeshme e Ministrisë së Shëndetësisë merret vesh qartë se ky rast është një megaskandal. Tenderimi i bërë jashtë Shqipërisë me paratë e shqiptarëve është një shkelje e hapur e ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 për prokurimin public, i cili përcakton qartë kushtet dhe mënyrat e tenderimit. Neni 2  I këtioj ligji thotë tekstualisht në Parimet e përzgjedhjes se Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme, a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve; b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve. Siç shihet edhe më sipër ky tender ka diskriminuar shtetasit shqiptar dhe ka thyer rregullat bazë të prokurimeve, ku mungon transparenca, janë diskriminuar shtetasit shqiptarë dhe qështë shkelur barazia e tyre në trajtimin e kërkesave ndaj ofertuesve të ndryshëm. Ministria e Shëndetësisë në mënyrën më të paskrupullt kërkon të mbulojë skandalin e saj me marrëdhëniet e mira që ka Austria me Shqipërinë duke shkelur ligjet bazë të shtetit shqiptar. Ministria e Shëndetësisë përpiqet të fshehë skandalin në të cilin ajo është përfshirë së fundmi. Me paturpësinë më të madhe, kjo ministri e cilëson sukses tenderin e zhvilluar në Austri për blerjen e pajisjeve mjekësore për Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë, në vlerën 7.5 mil euro. Edhe pse ministrja e Shëndetësisë, mund të mos jetë informuar ekzaktësisht mbi tenderin austriak, kjo nuk do të thotë se ajo vetë, ashtu si gjithë shqiptarët nuk e kuptojnë se ky tender është totalisht i parregullt mbi mënyrën se si është zhvilluar, por edhe për përfituesit e tij. Një tender me fonde kredi nga Austria, i cili përjashton pjesëmarrjen kategorike të firmave shqiptare, duke u zhvilluar totalisht në Austri. Ministria e Shëndetësisë duhet të arsyetojë se këtu është shkelur e drejta ligjore e barazisë, pasi është i pajustifikueshëm një tender i tillë ku objekti, në rastin tonë Sanatoriumi ndodhet në Shqipëri, ndërsa pajisja e tij me aparatura do të bëhet nga austriakë. Kjo tregon fare qartë se taksapaguesit shqiptarë ndodhen përballë 2 fakteve, të cilat nuk janë aspak në favor të tyre. Përveçse do të paguajnë kredinë e Austrisë, lihen qëllimisht jashtë pjesëmarrjes në tender, ku ky i fundit u është besuar vetë austriakëve.
Faktet që duhet të publikojë Ministria e Shëndetësisë
Tentativat e pafuqishme por intrigëplota të Ministrisë së Shëndetësisë për të justifikuar veten në megakorrupsionin e procesit të tenderimit të bërë në mënyrë klandestine me kredinë tregtare austriake, duken tepër qesharake përballë fakteve. Në këtë tentativë sqarimi Ministria e Shëndetësisë bie vetë me këmbët e veta, brenda në llumin ku është zhytur. Kjo ministri flet për një proces transparent kur askush nuk ka folur me mjekët e Sanatoriumit për specifikimet teknike. Mos ndoshta ata nuk janë pjesë e Institucionit?. Drejtori i kudondodhur i këtij tenderi, është personi që akuzohet, ndërkohë që kjo ministri nuk ka argument. Për ti dhënë një sqarim të saktë publikut dhe për të hequr të gjitha dyshimeve të ngritura, MSH duhet të publikojë listën e mjekëve që kanë konsultuar specifikimet. A mund ta bëjë ajo një gjë të tillë? Në sqarimin e djeshëm për mediat, MSH citon se ku u mbështet ky institucion që të bëhej tenderi në Austri. Sipas MSH, 70 % e mallit në bazë të nenit 8 të Ligjit 9643 duhej të prodhohej në Austri. Por përsëri kjo është vetëm gënjeshtër dhe përpjekje për të dalë publikisht nga bataku i korrupsionit ku kjo ministri është zhytur. Në Austri ka vetëm dy firma që prodhojnë aparatura mjekësore, KRETZ dhe AVL dhe aparaturat e tyre nuk kushtojnë më tepër se 30 mijë euro në 8 milionë kredi tregtare që është marrë për këtë spital. Nëse do të flasim për kompani që janë të regjistruara në Dhomën e Tregtisë Austriake, apo prodhojnë ndonjë pjesë këmbimi në Austri, ato janë të panumërta dhe atëherë tenderi duhej të ishte i hapur. Më tej MSH shprehet në deklaratën e saj publike se njoftimi ka dalë në gazetën austriake, por pa dhënë asnjë datë dhe emër gazete se ku është botuar. Tashmë koha kur përmendeshin politikanët kinezë dhe njerëzit frikësoheshin, ka kaluar përgjithmonë. Përsa i përket zotit mbulimit që i bëhet zotit Oketa, është i çuditshëm fakti se përse për një tratativë 8 milionë euro, ai shkoi i vetëm, kur për delegacione nga më të rëndomtat, ju shkoni me shumë pjesëtarë? Mos duhet të konsiderohet si shenjë transparence fakti që dërgohet vetëm personi që bëri tratativat? Apo tenderi ka qenë i mbyllur dhe askush nuk duhet të merrte vesh gjë, me qëllim që të mos ketë dëshmitarë në këtë megavjedhje. Për të ecur më tej me këtë megakorrupsion, ka fakte të pamohueshme se përfaqësues të firmës serioze, e përmendur në këtë skandal dhe që ka fituar tenderin janë shprehur në një bisedë telefonike që nuk kemi marrë pjesë në tender, pasi nuk dimë gjë. Kjo bisedë telefonike është e regjistruar dhe Ministria e Shëndetësisë mund ta dëgjojë sa herë të dojë. Por siç duket, firma nuk do të ngrejë pluhur derisa të firmosë kontratën dhe pastaj do të bëjë si të dojë. Nëse faktet tona janë shpifje, nuk do të përmendnim emër dhe mbiemër personi apo emra firmash. Një tjetër pozitivistet që MSH i vesh vetes në këtë tender është transparenca, e cila në të vërtetë as që bëhet fjalë të gjendet aty. A mund të sqarojë MSH se sa firma morën pjesë në këtë tender? Janë një apo dy? Po kjo është shenjë transparence, apo organizim i mirë tenderi? Si ka mundësi që austriakët nuk qenkan të interesuar të marrkan pjesë në tenderë? I gjithë ky korrupsion bie mbi taksapaguesit shqiptarë. për dëmin që u shkakton qytetarëve nëpërmjet vjedhjes, Ministria e Shëndetësisë u detyrohet atyre një shpjegim dhe sqarim të detajuar me gjithë sa thamë më lart por edhe me çmimet e të gjithë artikujve që janë blerë me prokurim të drejtpërdrejtë me këtë firmë. Atëherë do të mund të shohin qartë qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë se këto çmime janë më tepër se dyfishi i çmimeve të zhdoganuara deri më sot, për spitalet e Shqipërisë. Duke lënë mënjanë përgjigjet e pakuptimta, Ministri e Shëndetësisë duhet të bëjë  transparencë, të tregojë firmat pjesëmarrëse dhe çmimet e produkteve.

***********************************************************************
Justifikimi i turpshëm i Ministrisë së Shëndetësisë
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, të përfaqësuara nga Ministritë respektive të Financave kanë nënshkruar me 3 qershor 2008 një marrëveshje për bashkëp

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›