E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, nisinpunimet në teatrinantik të Hadrianopolit

GJIROKASTËR - Misioni arkeologjik Italo-Shqiptar në Gjirokastër ka nisur punimet e para në teatrin antik të Hadrianopolit, duke celur aktivitetet e bashkëpunimit në fushën e arkeologjisë për vitin 2011.

Misioni arkeologjik edhe përgjatë këtij viti do të përfshijë një sërë ekspeditash, të cilat ashtu si në vitet e shkuara kanë për qëllim riaktivizimin e këtij siti, duke nxjerrë në pah vlerat historike qindra shekullore.

Tashmë disa prej zbulimeve në ekspeditat e kaluara si teatri, banjat romake, varret monumentale, kisha e vjetër priten t’i japin Hadrianopolit të gjithë elementet e duhur për statusin e një parku kombëtar të vizitueshem.

Punimet në Hadrianopol priten të nisin në sezonin veror (në korrik), në të cilin do të marin pjesë për herë të parë edhe studentë të rinj të lëndës së arkeologjisë.

(e.m/news/24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjirokastër, nisin punimet në teatrin antik të Hadrianopolit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›