E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC, mbyllsot shërbiminnë shqip

LONDËR - BBC në shqip do të ndalojë sot transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni plot 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike.

Që nga 28 shkurti 1993 BBC-ja ka munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm dhe i saktë informacioni.BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, ndwrsa në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviqit.

Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë - maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve.

Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.

(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›