E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugles-Berishës: Bashkëpunim për të luftuar pastrimin e parave

Anglia kërkon bashkëpunim më të fortë me vendin tonë për të luftuar fenomenin e pastrimit të parave. Kjo kërkesë është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë kundër Krimeve Serioze dhe të Organizuara të Britanisë së Madhe, Bill Hughes gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë këtij takimi kreu i agjensisë britanike kundër krimit të organizuar ka kërkuar në mënyrë të veçantë rritje të bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave por edhe për sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar. Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha shprehu gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të nënshkruar çfarëdo lloj marrëveshjeje me qeverinë britanike, në luftën kundër krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›